Përballja/ Alvisa-Mikelës: Ti nuk do që Bruno të komunikojë me asnjë vajzë tjetër

30/10/2021 21:34

Alvisa ka ndërhyrë për koment për përballjen e Mikelës dhe Brunos në studion e “Përputhen Prime”. Alvisa tha se Mikela po i kërkon Brunos që ai të mos flasë me asnjë vajë tjetër, ndërsa shtoi se këtë javë Bruno ka treguar afrimitet të madh me të.

Pjesë nga diskutimi:

Alvisa: Mikela është xheloze për Brunon dhe nuk do që ai të ketë komunikim me asnjë konkurrente tjetër. Unë kuptova që gjatë gjithë kohës ju folët për mua sesa për ju të dy dhe se ty të shqetëson fakti se Bruno flet për mua.

Mikela: Unë mendoja se Bruno kishte ndjenja për ty, ma shpjegoi dhe e kuptova.

Alvisa: Ndjenja është fjalë e madhe. Javën e fundit mendoj se Bruno ka treguar afrimitet me mua. Unë i jap të drejtë Mikelës dhe e kam pyetur a e ke problem komunikimin tonë.

Ana Lleshi si opinioniste e “Përputhen Prime” sot, iu kërkoi vajzave që të jenë më me këmbë në tokë dhe nëse e përlqejnë realisht një djalë të mos stepen, por të sillen siç do bënin në jetën e përditshme.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA