Pas largimit të Toles, në “Përputhen” futen dy vajza të reja. Pse reaguan djemtë?

30/10/2021 22:43

Pas largimit të Toles, dy vajza të reja i janë shtuar kastit të konkurrenteve në “Përputhen”, në këtë sezon të tretë.

Vajza e parë ishte 20-vjeçarja nga Lezha, por banuese në Tiranë, Gjevana Ndoj. Ajo është konkurrentja me moshën më të re që futet në “Përputhen”. Aktualisht ajo punon një biznes privat.

Vajza e dytë, që shkaktoi jo pak reagim tek djemtë është Ifigjenia Dhedhes, 25-vjeç, lindur në Greqi dhe banuese në Tiranë.

Sapo djemtë morën vesh se ajo ishte një tatuatore, e pyetën me kureshtje nëse ajo bënte tatuazhe edhe në zemër, përveç se në trup.

Më pas kjo pyetje ka sjellë edhe reagimin e vajzave të tjera, kryesisht Mikelës.

FOTO GALERI
1/11
Gjevana Ndoj

Top Channel