Gruaja që vrau me thikë burrin e katërt prej “abuzimeve”, çoi drejt vetëvrasjes edhe të tretin kur i mbyti qentë (fotot)

30/10/2021 17:57

“Vejusha e Zezë” që u shpall sot fajtore në Britani për vrasjen e bashkëshortit me thikë pas atyre që ajo quante “abuzime të vazhdueshme”, rezulton tashmë se kishte për zakon “të nxinte jetën” e atyre që martoheshin me të.

66 vjeçarja Penelope “Penny” Jackson ka pranuar vrasjen e bashkëshortit duke thënë më herët në gjykatë se qëlloi për vdekje 78 vjeçarin David Jackson prej “marrëdhënies abuzive të shumë viteve”.

Çifti ishin dy ish-ushtarake britanikë që ishin konfliktuar sipas gruas vrasëse, për ushqimin që ajo kishte përgatitur në një darkë ditëlindjeje.

Por tashmë loja e saj e vërtetë po del në dritë pasi vëllai i bashkëshortit të mëparshëm të gruas ka thënë se ajo e shtyu drejt vetvrasjes.

Stewart Warrender tha sot në gjykatë se Penny Jackson kishte bërë të mjeruar në limit jetën e vëllait të tij Alan, i cili zbuloi tradhtinë e saj me një tjetër oficer ushtrie.

Alan vrau veten në vitin 1993.

Personi me të cilin gruaja e kishte tradhtuar burrin e ndjerë, ishte në fakt David Jackson që më pas do të bëhej bashkëshorti i katërt i saj, i cili gjithashtu gjeti vdekjen pasi guaja e therri me thikë në shtëpinë e tyre në shkurt.

Në gjyqin e gjykatës së Bristol, Penny pranoi se kishte shtyre drejt vetëvrasjes bashkëshortin e mëparshëm duke e tradhtuar vazhdimisht.

Alan Warrender ishte larguar nga puna në forcat e armatosura britanike për të punuar i kontraktuar në Arabinë Saudite për të paguar borxhe të akumuluara.

Por kur u kthye në shtëpinë e tyre në Grantham, ai mësoi se gruaja e tij ‘e devotshme’ kishte nisur një histori me ish-oficerin David Jackson dhe gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, ajo i kishte vrarë dy qentë e tij të racës  Rottweiler.

Penny pak pas vrasjes se bashkeshortit David

Në gjyq u tha se Alan i kishte gjetur bashkë dashnorët pas kthimit nga Lindja e Mesme në 1993. Dy burrat kishin nisur të konfliktoheshin për Penny. Disa ditë më vonë 43-vjeçari Alan u gjet i vdekur.

Warrender tha se vëllai i tij u gjet i vdekur në makinën brenda garazhit, i asfiksuar nga tymi i marmitës, dhe se gruaja e kishte shtyrë ta bënte këtë.

Ai shtonte se Penny dukej çuditërisht në humor në funeralin e të vëllait.

Ajo kishte qenë një prezencë mjaft kontrolluese në marrëdhënien e tyre, e cila kishte nisur një vit para vdekjes, kur kishte vdekur gruaja e parë e Alan, Beverley.

Vëllai i viktimës Warrender – i cili kishte qenë dëshmitar në dasmën e Penny e Alan, tha se gjithmonë kishte dyshuar për “vetëvrasjen” e Alan.

Ai tha për rrjetin Daily Mail: “Ai vrau veten pak pasi mësoi për lidhjen e saj me David. Siç mund ta imagjinoni u shokua.”

“Unë nuk kisha pasur kurrë dyshime për arsyetimin e vëllait tim, edhe kur kaloi vdekjen e gruas së parë Beverly nga kanceri. Ai mund të jetonte shumë mirë pa Penny, e cila dukej qartë që nuk e donte”.

“Unë gjithmonë kam besuar se ajo e ka shtyrë të vriste veten në atë mënyrë”.

Për vrasjen e fundit, Penny justifikohet se qëlloi për vdekje David pasi kishte marrë thikën në krevat duke dashur “të vriste veten” pas debatit me të.

Konflikti i tyre kishte nisur ne darken e çiftit të moshuar në lidhje direkte në distancë me bijën  e tyre dhe bashkëshortin e saj, gjatë kohës së izolimit të pandemisë.

Penny Jackson tha në gjykatën e Bristol se e kishte humbur toruan kur David ishte tallur me disa shtesa që ajo i kishte bërë ushqimit të blerë më herët.

Gruaja thotë se pas darkës kishte shkuar për të fjetur me thikën me vete duke dashur të vriste veten.

Por ndryshoi mendin dhe vendosi të therrte bashkëshortin kur sipas saj, ai nisi te vinte në lojë edhe kërcënimet e saj për vetëvrasje.

Penny ishte arrestuar më pas në rrugë me pizhama, në dukje e tronditur, teksa fliste përcart me agjentët e policisë.

Burrin e fundit ajo e qëlloi me thikë si në dhomën e gjumit, ashtu dhe më pas poshtë në kuzhinë, cka bindi jurine te jepte denimin maksimal.

Penny kishte qenë llogaritare me rrogë të rangut të lartë në ushtrinë britanike. Ajo sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim të personit me të cilin ishte martuar.

Lexo edhe Pjesa 1:https://top-channel.tv/2021/10/20/66-vjecarja-thote-se-qelloi-burrin-per-vdekje-kur-e-talli-per-ushqimin-e-pergatitur-per-ditelindje-pas-dekadave-te-abuzimit-fotot/

FOTO GALERI
1/8
“Vejusha e Zezë” që u shpall sot fajtore në Britani për vrasjen e bashkëshortit me thikë

Top Channel