Futet miu në studio, reagimi i moderatores të “Goca dhe Gra” për të mos u humbur!

30/10/2021 19:10

Ditën e sotme në “Goca dhe Gra” moderatoret janë maskuar si ushtarët e “Squid Game” duke qenë se jemi në prag të Halloween-it. Teksa kanë biseduar për këtë festë ato kanë treguar edhe për frikrat apo fobitë e tyre më të mëdha.

Krista është shprehur që frika e saj janë minjtë dhe merimangat. Kaq ka mjaftuar që Fatma të dalë ngta studio dhe ti punojë një rreng Kristës.

Ajo ka marrë në një vazo qelqi një mi dhe I ka thënë Kristës se duhet të përballet me të që të mos ketë frikë.

Fillimisht Krista është ngritur nga karrigia duke u përpjekur ta largojë, por më pas fillon të qetësohet dhe tregon se nga afër nuk është aq I frikshëm saç ajo mendonte.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

Top Channel