Bashkëshortet e liderëve të G20 vizitojnë Koloseumin në Romë (fotot)

30/10/2021 19:27

Disa nga partneret e liderëve të samitit të G20 morën sot pak kohë të lirë per të vizituar Koloseumin e Romës.

Mes tyre ishin Brigitte Macron, María Gómez Fernández dhe Serena Draghi, që përfitonin nga impenjimet e burrave për të njohur atraksionet e “Qytetit të Përjetshëm”.

Ndërkohë bashkëshortët e tyre po kryejnë takimet e ekonomisë globale, që behen për herë të parë personalisht që prej nisjes se pandemisë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi dje liderët e G20 të tregojnë “më shumë ambicje dhe veprim” për të tejkaluar mosbesimin.

Kryeministri teknik italian Mario Draghi priti liderët në qendrën e re futuristike të konventave “Nuvola” (Reja) në zonën EUR, në jug të Romës.

Presidenti amerikan Joe Biden erdhi në vend që të premten, duke shpresuar të ‘kthejë faqen’ nga politkat anti-globaliste të pararendesit Trump.

Ai u takua dje më Papa françeskun, presidentin francez Emmanuel Macron.

Presidenti rus Vladimir Putin deh ai kinez Xi Jinping po marrin pjesë virtualisht me lidhje video.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA