Operacioni i SPAK dhe policisë ndaj grupit të strukturuar kriminal/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aleksandër Lapi është topografi i Bashkisë së Divjakës, i cili është proceduar penalisht pasi akuzohet për falsifikim.
Kjo është rruga në Çerme Pasha të Divjakës, për të cilën dyshohet se topografi i bashkisë ka bërë falsifikim të hartës.
Rruga është 35 metër e gjatë dhe ka qenë një banor i zonës, i cili pretendon se rruga nuk është në gjurmët e mëparshme.
Për këtë rast policia në qarkun Fier është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Jashtë kamerës, banori i cili pretendohet se ka zënë rrugën thotë se rruga që pala tjetër pretendon ka qenë para viteve ‘85. Sipas tij, me ndarjen e tokave pas vitit ‘90 u spostua sipas legjislacionit të komisionit të ndarjes së pronës.
Top Channel