“Rruga nuk është në gjurmët e mëparshme”, banori nga Divjaka: Të hapet si para viteve 90′

29/10/2021 14:54

Aleksandër Lapi është topografi i Bashkisë së Divjakës, i cili është proceduar penalisht pasi akuzohet për falsifikim.  

Kjo është rruga në Çerme Pasha të Divjakës, për të cilën dyshohet se topografi i bashkisë ka bërë falsifikim të hartës.

Rruga është 35 metër e gjatë dhe ka qenë një banor i zonës, i cili pretendon se rruga nuk është në gjurmët e mëparshme.

Për këtë rast policia në qarkun Fier është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Jashtë kamerës, banori i cili pretendohet se ka zënë rrugën thotë se rruga që pala tjetër pretendon ka qenë para viteve ‘85. Sipas tij, me ndarjen e tokave pas vitit ‘90 u spostua sipas legjislacionit të komisionit të ndarjes së pronës.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA