‘Nxitja seksuale rrezik për shtetin’/ Ish-mbretit spanjoll i jepeshin hormone femërore për t’i qetësuar epshin (fotot)

29/10/2021 17:51

Një ish-mbreti në Spanjë i injektoheshin bllokues të testosteronit për të ulur dëshirën e tij seksuale, ka rrëfyer së fundmi një ish-komisioner policie.

Ish-kryepolici 70 veçar José Manuel Villarejo, thotë se mbretit 83 vjeçar Juan Carlos, i jepeshin hormone femërore pasi nxitja e tij e madhe seksuale ishte një rrezik për shtetin.

Villarejo, i cili është tashmë në gjyq për shantazh dhe korrupsion, tha në një dëgjesë parlamentare se idea kishte ardhur nga ish-kreu i inteligjencës kombëtare Félix Sanz Roldán, shkruan rrjeti Times.

Prandaj sipas tij, Juan Carlos injektohej me hormone femërore dhe bllokues të hormonit mashkullor testosteron, për të ulur dëshirën në këtë aspekt, pasi pasioni i tij mund të vinte në rrezik shtetin “në situata të veçanta mospërmbajtjeje”.

Villarejo shtonte se ai vetë nuk ishte përfshirë në injektimin e hormoneve ndaj ish-mbretit por informacionet i kishin ardhur nga ish-e dashura e fshehtë e Juan Carlos, Corinna zu Sayn-Wittgenstein.

Zonjusha Sayn-Wittgenstein, e cila ka pasur një marrëdhënie të fshehtë tre-vjeçare me ish-mbretin, ishte regjistruar duke thënë se atij i jepeshin “shumë hormone femërore për t’i ulur fuqinë”.

Në përgjimet e vitit 2016 ajo raportohet se ka thënë: “Ata po i marrin atij gjithçka, ai tani s’mund të shkojë me një grua, s’bën dot asgjë”.

Sayn-Wittgenstein shton se pretendimet e saj janë verifikuar nga një doktor francez.

Juan Carlos raportohet se ka pasur lidhje intime me një numër të konsiderueshëm grash gjatë mbretërimit të tij gati 40-vjeçar, duke përfshirë dhe ish-Miss Bota, Bárbara Rey.

Villarejo tha se ishte urdhëruar të siguronte të dhënat mjekësore, të cilat tregonin se gjatë trajtimit të mbretit për një tumor të parrezikshëm në 2011 u zbulua se ai merrte bllokues të testosteronit.

Villarejo është tashmë në gjyq i akuzuar për shantazh ndaj disa personave të elitës politike e financiare të vendit, me anë të përgjimit të bisedave të tyre.

Një anëtar i parlamentit i krahasonte pretendimet për ish-mbretin me “filmin e fundit të James Bond”.

Juan Carlos është aktualisht duke jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe që prej largimit nga vendi prej akuzave në një skandal korrupsioni.

Prokurorët kishin hapur disa hetime për bizneset e tij të dyshimta, por tashme pritet të heqin dorë prej tyre për të lejuar kthimin e ish-mbretit në vend.

Monarkët spanjollë gëzojnë imunitet nga ndjekja panale gjatë mbretërimit të tyre por Juan Carlos hoqi dorë nga froni në 2014 në favor të djalit të tij Mbreti Felipe duke mbetur i ekspozuar ndaj ndjekljes penale.

FOTO GALERI
1/5
Mbretit 83 vjeçar Juan Carlos, i jepeshin hormone femërore pasi nxitja e tij e madhe seksuale ishte një rrezik për shtetin.

Top Channel