‘Meme’ epike tallin tentativën e Facebook për fshirjen e skandaleve me ndryshimin emrit në Meta (fotogaleri)

29/10/2021 15:44

Facebook njoftoi dje ndryshimin e emrit të kompanisë në “Meta” çka e ka bërë objekt të talljeve të pamëshirshme dhe meme-ve që vënë në lojë tentativën e harresës së skandaleve të të dhënave, apo zhytjen më thellë të përdoruesve në vorbullën e virtualitetit e utopisë.

Rrjeti gjigant i themeluar nga Mark Zuckerberg tha në një konferencë se do të shtojë opsionet e “realitetit virtual të stimuluar”, ndërsa kritikët thonë se lëvizja është një distancim nga skandalet dhe dokumentet që provojnë se platforma dëmton përdoruesit e saj dhe nxit përçarjen, shkruan Daily Mail.

Përdorues në rrjetin Twitter thonin se emri i ri sugjeron se tashmë kompania do të kërkojë të vjedhë të gjitha “meta-të-dhënat” e përdoruesve, duke i afruar ata më shumë te e ardhmja e zymtë ku shoqëria është akoma më e varur nga aparatet dhe rrjetet sociale, duke u kthyer në një “meta-vers”,  përkundër universit real.

Ndërsa vetë rrjeti thotë se Meta i referohet ‘metaversit’ – që është vizioni i Zuckerberg për tranzicionin e kompanisë për “realitetin e stimuluar”, ku njerëzit “punojnë e zbaviten vetëm në mjedise botërore virtuale”.

Miliarderi 37-vjeçar thotë se beson se ‘metavers-i’ është e ardhmja e internetit.

Por në vend të përgëzimeve për Zuckerberg ai u kthye në ‘meme’ zbavitëse që vinin në lojë emrin e ri.

‘Feta më duket një emër i çuditshëm,’ shkruante një përdorues në njoftimin e Facebook.

Ndërsa një tjetër kishte ndryshuar radhën e gërmave duke e kthyer atë në ‘Meat’ që do të thotë ‘mish’ e shoqëruar me një foto të Zuckerberg duke mbajtur një bërxollë në dorë.

Një tjetër kishte shtuar një ‘L’ në fund të emrit të kompanisë duke e kthyer në “Metal” që e shoqëronte me një foto të Zuckerberg me flokë të gjata, të ngjashme me muzikantët e rock-ut.

Ja disa nga imazhet e shakave me pikante me lojrat e fjalëve të kompanisë së re:

FOTO GALERI
14/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA