“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj në Grida Duma Podcast
Disa ditë pas daljes së imazheve të para të variantit me dy pilotë të gjuajtësit të rëndë anti-radar J-20të Kinës, vijnë së fundmi dhe imazhet e një avioni të ri më të vogël luftarak për ngritjet nga aeroplanmbajtëset.
Avioni i ri duket se është një prototip i bazuar në modelin vendas FC-31 që ka fluturuar fillimisht në tetor 2012, variate të të cilit janë parë në ajër gjatë viteve.
FC-31 nuk ka pasur një rol të sigurtë në forcat ajrore kineze edhe pse analistët thonë se mund të shërbejë si një variant më i lehtë e më i lirë i J-20, i përshtatur për përdorim në aeroplanmbajtëset kineze.
J-20 është ndërtuar nga grupi shtetëror Chengdu, kurse modeli FC-31 nga kompania rivale kineze Shenyang Aircraft, që tradicionalisht është fokusuar në versione të përmirësuara të prodhimeve vendase apo ish-sovjetike si J-16 e J-11B, që bazohen në modelin sovjetik Su-27.
Gjuajtësi i ri anti-radar nuk pritet të zëvendësojë J-15, por në fakt të fluturojë me të në një rol plotësues, në një stil të ngjashëm me gjuaktësin e ri amerikan F-35C që fluturon përkrah avionëve më të rëndë si F-18E.
Top Channel