Kina nxjerr në fluturim modelin e gjuajtësit të vogël anti-radar për aeroplanmbatëset (fotot)

29/10/2021 21:24

Disa ditë pas daljes së imazheve të para të variantit me dy pilotë të gjuajtësit të rëndë anti-radar J-20të Kinës, vijnë së fundmi dhe imazhet e një avioni të ri më të vogël luftarak për ngritjet nga aeroplanmbajtëset.

Avioni i ri duket se është një prototip i bazuar në modelin vendas FC-31 që ka fluturuar fillimisht në tetor 2012, variate të të cilit janë parë në ajër gjatë viteve.

FC-31 nuk ka pasur një rol të sigurtë në forcat ajrore kineze edhe pse analistët thonë se mund të shërbejë si një variant më i lehtë e më i lirë i J-20, i përshtatur për përdorim në aeroplanmbajtëset kineze.

J-20 është ndërtuar nga grupi shtetëror Chengdu, kurse modeli FC-31 nga kompania rivale kineze Shenyang Aircraft, që tradicionalisht është fokusuar në  versione të përmirësuara të prodhimeve vendase apo ish-sovjetike si J-16 e J-11B, që bazohen në modelin sovjetik Su-27.

Gjuajtësi i ri anti-radar nuk pritet të zëvendësojë  J-15, por në fakt të fluturojë me të në një rol plotësues, në një stil të ngjashëm me gjuaktësin e ri amerikan F-35C që fluturon përkrah avionëve më të rëndë si F-18E.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel