Fosili 200 milionë vjeçar i peshkut me kocka e nofulla zbulohet në Kinë/ Peltoperleidus-i i parë jashtë Evropës (fotot)

29/10/2021 16:37

Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet e ngrira të tre specieve të peshkut prehistorik Peltoperleidus në tokën kineze, që janë fosilet më të vjetra të një peshku me kocka të zbuluara ndonjëherë.

Fosilet u zbuluan këtë muaj në në Luoping, në lindje të Kinës dhe jane dëshmia e parë e peshkut  244 milionë vjeçar jashtë Evropës. Krijesa njihej më parë që kishte jetuar në zonën ku gjendet sot Zvicra ose veriu i Italisë.

Disa specie të zbuluara të fosilit tregonin dhëmbët e tij të vogla e të mprehta, luspat e veçanta dhe turirin e rrafshët.

Yu Min, paleontologu i Institutit të Shkencave në Pekin tha për rrjetin Global Times: “Ky është një sinjal që na mundëson të eksplorojmë më tej ndarjet paleo-gjeografike të kësaj specieje, pasi shikojnë që ai ka jetuar edhe në Kinë përveç Evropës”.

Peltoperleidus ishte një peshk predator që ka jetuar në fillim të fazës Ladiniane të epokës së mesme Triasike, thonë studiuesit.

Krijesa prehistorike ka një nofull të varur poshtë kafkës në mënyrë që goja e tij të hapet akoma më shumë për të lejuar prenë sa më të madhe.

Ndryshe nga peshqit e tjerë Peltoperleidus dhe speciet e ngjashme me të kishin flatra shumë fleksibile të kurrizit dhe të pasme.

Ky avancim evolucionar e bënte peshkun më të shkathët në ujë.

Luspat e tij vendosen në 34 ose 35 rreshta vertikalë në secilën anë të trupit.

Edhe në 2009, studiuesit kinezë njoftuan zbulimin e një peshku me kocka, fosilet e të cilit u zbuluan të ruajtura mirë në Kinën jugore.

Fosili Guiyu oneiros hidhte dritë mbi evolucionin e këtyre vertebrorëve me gojë me nofulla. Ai ishte pak më shumë se 30 cm i gjatë dhe datonte prej 418 milionë vjet më parë.

Peshku shfaqte një përzierje tiparesh primitive dhe të trashëguara. Kjo do të thotë se ndarje evolucionare e dy grupeve ka ndodhur të paktën 419 milionë vjet më parë.

FOTO GALERI
1/5
Peshku me kocka e nofulla bridhte ujerat e tokes 244 vjet me pare

Top Channel