Rama braktis Kuvendin, Basha i përgjigjet me ironi: Shko qetësohu në dhomën ngjitur dhe shiko cilësinë e ‘miellit’

28/10/2021 12:42

Kryeministri Edi Rama, pas debateve të njëpasnjëshme me kreun e PD-së Lulzim Basha, në foltoren e Kuvendit, dhe në përfundim të fjalës së tij, vendosi të largohet nga salla e parlamentit pak momente para se kryedemokrati të merrte fjalën.

Kryetari i PD-së ironizoi largimin e Ramës duke thënë që të qetësohet në dhomën ngjitur nën cilësinë e “miellit”.

Basha foli edhe për raportin e FMN-së që sipas Ramës nuk ishte mbi pandeminë në vend, por për ekonominë në Shqipëri. Basha duke lexuar të dhënat nga ky raport thotë: “Mos kini merak, këto të FMN nuk i ndryshoni dot, vetëm shpjegojani të mos dalë këtu për faqe të zezë. Këtij fakti mos i ik siç i ike sallës”.

Basha: Si the që FMN s’ka thënë gjë për vdekjet, rri dëgjoje gënjeshtrën tënde, nuk rri dot mirë! Ja ku e ke konfirmimin e FMN meqë dole të qetësohesh te dhoma jote dhe dëgjoje nga dhoma që je ngjitur dhe shiko cilësinë e miellit. Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020 sipas publikimit nga FMN. Ndryshe nga të paaftët dhe s’të ndihmojnë dot. Vdekjet ishin 20% më të larta se mesatarja 2015-2019, e para në Europë, jo vetëm në Europë por nga shtet e Rajonit ke një diferencë me Vuçiç, mikun tënd të dashur. Mos kini merak, këto të FMN nuk i ndryshoni dot, vetëm shpjegojani të mos dalë këtu për faqe të zezë. Këtij fakti mos i ik siç i ike sallës. Del këtu përdor një fjalor të padenjë ndaj zonjave pastaj një e dy merresh me dhëmbët! S’kam përdor brilantinë, nëse ke interes si mbaj un flokët e mi hajde flasim. Ke harxhuar një or duke u marrë me flokët e mia, që të mos flasësh për hallet e shqiptarëve, pengjet e varfërisë, të mos shpërblimit për dëmet e shkaktuar nga tërmeti që i premtove, të shkollave që s’ke ndërtuar akoma, pengje të padrejtësisë, të shkatërrimit të shtëpive pa ligj, siç bëre këto dy ditë te 5 Maji, pengje të mizorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA