Ngjala gjak-thithëse me rreshta dhëmbësh rrethorë zbulohet pas kërkimit 20-vjeçar (fotot)

28/10/2021 16:32

Një ngjalë me pamje tmerruese dhe rreshta spiralë dhëmbësh në trup është pikasur më në fund pas një gjuetie 20-vjeçare nga një amator i botës natyrore ne Australi.

Guida turistike Sean Blocksidge zbuloi gjashtë ngjala të tilla të njohura si  “dinosaurë në jetë” – pas dy dekadash kërkimi.

Krijesat e çuditshme me dhëmbë por pa nofulla kanë evoluar miliona vjet më parë dhe kanë trup të gjatë pa luspa, dhe gojë hithëse  me rretha rrethorë dhëmbësh.

49 vejçari Sean, kishte dëgjuar legjendat vendase për kafshët e lumit Margaret në Australi, sipas të cilave ngjalat emigrojnë përmes ujëvarave, por ato nuk ishin parë prej vitesh.

Ai thotë se nuk u besonte syve kur pa tufën e gjashtë krijesave të frikshme.

“Ishte një moment i rrallë. Kisha dëgjuar shumë për to nga të vjetrit, sesi ngjalat emigronin me mijëra përmes ujëvarave”, thotë australiani.

“Unë vij përditë këtu në lumë me kanoe dhe gjithmonë shpresoja të shihja një prej tyre”.

“Dhe në fakt rezultuan se ishin ngjalat e rralla që isha përpjekur të shihja prej shumë vitesh”.

Ngjalat me trupin e rrëshkitshëm kalojnë fillimin e jetës në ujë të ëmbël para se të emigrojnë drejt detit ku ushqehen me peshq gjatë jetës së tyre të rritur.

“Ato kanë formën e një ngjale me një gojë prej dinosauri të mbushur me rreshta dhëmbësh. Por gjithsesi janë krijesa të mrekullueshme, kanë velëza dhe një trup të fortë dhe elegant”.

Ai shtonte për rrjetin vendas ABC: “Është mirë që është rritur ndërgjegjësimi për këtë kafshë të bukur e unike. Sa i përket vlerës të tyre evolucionale, ato janë të mrekullueshme dhe ne jemi me fat që i kemi këto në lumenjtë tanë”.

FOTO GALERI
1/5
Një ngjalë me pamje tmerruese dhe rreshta spiralë dhëmbësh në trup është pikasur më në fund pas një gjuetie 20-vjeçare

Top Channel