Izolimi prej disa ditësh tashme sigurisht që ka sjellë si rezultat edhe që banorët ta njohin gjithnjë e më mirë njëri-tjetrin.

Përgjatë këtyre ditëve, banorët kanë biseduar disa herë se cili do të ishte epiteti që mund t’i personifikojë ata më së shumti.

Arjola është shprehur se pavarësisht fazave dhe personave të ndryshëm në jetën e saj, ka pasur përgjithësisht të njëjtin epitet, ‘’Bisha’’.

‘’Më kanë thënë gjithnjë ‘Bisha’ dhe mbase sepse vërtet jam e tillë’’,- tha Arjola.

Ndërkohë Sheila sqaroi se ajo mund të quhej ‘’Luanesha’’, ‘’E pathyeshmja’’ apo ‘’E mrekullueshmja’’.

Monika u vetquajt ‘’E drejta’’, ndërsa për Semin dhe Donaldin vendosi respektivisht epitetin si “Delikatja’’ dhe ‘’Heroi’’.

Top Channel