Ftesë në 5/ Semi e Big Brother Vip po viktimizohet? Psikologia: S’ e bën me dashje!

28/10/2021 19:59

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për rrëfimet e disa prej banorëve të shtëpisë së BBV lidhur me shëndetin mendor.

Disa komentues i kanë konsideruar të ekzagjeruara reagimet e disa prej tyre, madje sipas tyre edhe momenti kur Semi kalon në të qara pas një krize paniku bëhet për “viktimizim”.

Psikologia Aleksandra Puçi nuk ngurroi të komentonte këtë çështje.

“Ka tendencë që një pjesë e personave të cilët përjetojnë shqetësime emocionale priren të viktimizohen për të marrë vëmendje. Por duhet të kemi të qartë që nuk e bëjnë këtë vetëm për të manipuluar që të ndihen më mirë, por sepse viktimizimi është shenjë që realisht s’ndihen mirë. Brenda tyre janë pasiguritë, frikërat që i shtyjnë drejt këtyre reagimeve. Nuk e bëjnë thjesht sepse duan dhe argëtohen, por sepse vërtetë nuk kanë një ekulibër të mirë emocional”, tha ndër të tjera ajo!

Top Channel