Shpresat për bisedime paqeje në Pakistan po shuhen, në Islamabad nuk ka ende sinjale për një takim të ri
Franca ka thënë sot se ka arrestuar një “konspiracionist të së djathtës ekstreme” duke e akuzuar për terrorizëm, konspiracion anti-vaksina dhe komplot të përmbysjes së qeverisë.
Rémy Daillet akuzohet për formimin e një grupi ekstremist që planifikonte një seri sulmesh kundër shtetit francez.
Mediat franceze thonë se ai ka rekrutuar ushtarë për të marrë kontrollin e pallatit presidencial Ellysee në Paris.
Ndërsa avokati i Daillet mohon akuzat duke thënë se klienti i tij është tashmë “i burgosur politik në Francë”.
Dikur lider rajonal i një partie politike centriste, 54 vjeçari është tashmë figura më me influencë në rrjetet e njohura si “konspirative” në Francë.
Prokurorët francezë kishin lëshuar një mandat ndërkomëbtar arresti për Daillet, i cili jetonte me familjen në Malajzi. Ai më pas ishte deportuar për tejkalim të kohës së qëndrimit në Malajzi dhe u ndalua menjëherë pas kthimit në Francë në qershor.
Prej atëherë Daillet është akuzuar nga një gjyaktës anti-terrorist në lidhje me aktivitetin e një grupi të quajtur “Honour” (Nderi).
Rrjeti vendas France Info tha se Daillet akuzohet për komunikime të inkriptuara me të cilat zgjeronte rrjetin e tij të “teoristëve të konspiracionit”.
I akuzuari dyshohet se ka krijuar një rrjet të fshehtë me disa dhjetra anëtarë dhe forume anti-vaksina apo neo-naziste, në lindje të Francës.
Sipas tyre, me anë të projektit ‘Operation Azul’ të drejtuar nga i akuzuari, 12 të dyshuar do të kryenin sulme kundër qendrave të vaksinimti të Covid-19, kundër lozhave masonike dhe personave publikë që nxisnin vaksinimin, thanë burimet për rrjetin AFP.
Javën e kaluar avokati i Daillet, Jean-Christophe Basson-Larbi, tha se klienti i tij nuk ka lidhje me grupin Honour dhe as sulmet e supozuara.
“Asnjë element i provave nuk tregon përfshirjen e tij,” tha avokati.
Në vitet 2000, Daillet ka qenë politikan lokal në jugperëndim të Francës me partinë Lëvizja Demokratike.
Por ai raprothet se ka gjetur shumë më tepër mbështetës me lëvizjen e teorive të njohura si konspiracion dhe me video “anti-diktaturë shëndetësore” ku bëhet thirrje për “grusht shteti nga populli”.
“Kam vendosur të marr pushtetin në Francë, për të rikthyer shkëlqimin e vendit dhe t’i jap popullit lirinë,” thuhet në një prej videove të tij në YouTube.
Në manistestin e tij bëhet thirrje për revolucion kundër antenave 5G dhe maskave të fytyrës që sipas tij “vrasin e robërojnë” popullatën.
Top Channel