Filipinasit vërshojnë në varreza para mbylljes arbitrare për ‘Ditën e Gjithë Shenjtorëve’ (fotot)

28/10/2021 19:36

Nën masa drastike kufizimesh koronavirusi, shumica katolike në Filipine vërshonte për të vizituar të afërmit e vdekur, pas urdhrit të qeverisë për mbylljen e varrëzave në ‘Ditën e Gjithë Shenjtorëve’.

Tradicionalisht banorët e Filipineve shkojnë familjarisht në varreza më 1 nëntor për të vizituar varret e të dashurve.

Por për vitin e dytë radhazi qeveria ka urdhëruar mbylljen e varrezave për Ditën e Të Vdekurve, në një tjetër urdhër të presidentit arbitrar Rodrigo Duterte, prej frikës së përhapjes së koronavirusit.

Zyrtarët thonin se rreth 60,000 njerëz kishin vizituar ditët e fundit kompleksin e gjerë të varrezave tradicionale siperfaqesore në kryeqytetin Manila mes mausoleumeve dhe kasolleve të banorëve që jetojne brenda kompleksit te varrezës.

Pas matjes së temperaturës, të afërmit vendosnin buqeta të vogla lulesh dhe ndiznin qirinj në varret.

Disa orë para mbylljes së sotme, Eloisa Sebastian vizitoi varrin e nënës së saj 60-vjecare që vdiq papritur në prill.

“Ne shkonim me vrap drejt saj sa herë kishte probleme, por tani është e vështirë për ta pranuar humbjen. Qaj thuasje çdo ditë”, tha ajo për rrjetin AFP.

Varrezat në Manila janë tradicionalisht të mbushura në Ditën e Gjithë Shenjtorëve, një praktikë që daton prej Romës së lashtë.

FOTO GALERI
1/11
Tradicionalisht banorët e Filipineve shkojnë familjarisht në varreza më 1 nëntor për të vizituar varret e të dashurve.

Top Channel