Ngacmimet e bëra paraditen e sotme gjatë provës javore mes Sarës dhe Granitit duket se kanë nervozuar paksa Fifin.

Këngëtarja nuk ngurroi të tregonte hapur xhelozinë e saj karshi ish-futbollistit.
“Shok jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”,- i tha Fifi-Granitit.
E gjithë biseda u shoqërua me tone komike dhe batuta.
Dyshja ka pranuar se do të mbesin vetëm shok por skenat e xhelozisë mbase po vërtetojnë të kundërtën.

Top Channel