Dy të rinjtë që shoqëronin të ndjerin Aldi Rama, kur vrau oficerin e policisë nën komisar Saimir Hoxha, do të qëndrojnë në burg pa afat.

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit, të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Top Channel