Guvernatori i shtetit amerikan të Texas, Greg Abbot ka nënshkruar dje ligjin e kontestuar të ndalimit të vajzave transgjinore të konkurojnë në sportet e femrave.
Lëvizja vjen teksa shteti i dominuar nga konservatorët është i përfshirë në disa beteja ligjore për ligje të tilla si ai i kufizimit të të drejtave të abortit madje dhe të votimit të grupeve të caktuara personash.
Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 18 janar 2022, dhe u kërkon atletëve të bashkohen me skuadrat që korrespondojnë me gjininë e tyre të çertifikatës së lindjes.
Ai ka si qëllim të ndalojë të rinjtë transgjinorë të marrin pjesë në gara me studentë të tjerë të gjinisë së tyre, edhe nëse kanë bërë “ligjërisht” ndryshimin e gjinisë.
Ligji i kaluar në një sesion të veçantë legjislativ të shtetit ishte identifikuar si një nga prioritetet e Abbott.
Aktivistët dhe politikanët anti-trans si kongresmenja republikane e Texas, Valoree Swanson, argumentojnë se po mbrojnë gjininë ‘e titullit’ duke ndaluar vajzat transgjinorë që kanë lindur meshkuj, te konkurojne me femrat.
“Kjo është e rëndësishme që ne të mbrojmë atë që gratë kanë arritur në 50 vitet e fundit,” tha Swanson gjatë një seance të komisionit, shkruan rrjeti Texas Tribune.
Ndërsa mbrojtësit e të drejtave të transgjinorëve thonin se vendimi nuk mbështetet nga shkenca dhe mbron mitet e vjetra të inferioritetit të fermave.
“Përbërja e brendshme apo gjenetike e një personi nuk janë tregues të vlefshëm të performancës atletike”, tha Dr. Joshua D. Safer, drejtues i qendrës Mount Sinai të Mjekësisë Transgjinore.
Top Channel