Shkelën rregullat/ Pesë banorë duhet të zhvendosen në Shtëpinë e Dënimit
27/10/2021 00:40
Një zarf i mbërritur disa ditë më parë i detyroi banorëve të përgatisnin menjëherë valixhet e tyre.
Kjo gjë erdhi si pasojë e shkeljeve flagrante të rregullave të vendosura nga “Vëllai i Madh”.
Spektakli i sotëm hapi një televotim, gjatë të cilës publiku duhet të votonte banorin të cilën dëshironte ta dërgonte në Shtëpinë e Dënimit.
Si rezultat, Monika, Arditi, Sabiani, Semi dhe Graniti do të duhet të jetojnë disa orë përtej luksit dhe komoditetit.
Top Channel