Nominimet u zhvilluan ndryshe spektaklin e kësaj të marte, teksa banorët do duhet të përzgjidhnin dy më pak të preferuarit e tyre nëpërmjet disa fotove.

Secili prej tyre kishte në dispozicion një zarf brenda së cilës duhet të përzgjidhnin fotot e dy prej banorëve që dëshironin të dërgonin në nominim.

Përjashtim në këtë loje bënte Donaldi si i preferuari i publikut, Iliri si i preferuari i banorëve dhe Sheila e cila si më pak e preferuara e publikut është automatikisht e nominuar për ditët në vazhdim.

Zyrtarisht, banoret që rrezikojnë eleminimin nga shtëpia e ‘’BBV’’ janë Sheila, Beniada dhe Semi.

 

Top Channel