Objekte të florinjta nga Krimea që mbaheshin në një muzeum të Amsterdamit prej vitit 2014 do t’i kthehen Ukrainës e jo Rusisë, ka vendosur një gjykatë në Holandë.
Koleksioni “Floriri i epokës Skinthiane” ishte dhënë hua për muzeumin Allard Pierson në 2014, pak para se Moska të aneksonte gadishullin e Krimesë nga Ukraina, duke cituar si arsye mbështetjen popullore të rezidentëve.
Më vonë zyrtarët ukrainas argumentonin se floriri duhet të kthehej te Kievi, edhe pse Krimea kërkonte që objektet të ktheheshin aty ku ishin marrë.
Në vitin 2016 argumentet u paraqitën para një gjykatësi në Holandë, i cili vendosi në favor të qeverisë se Ukrainës.
Gjykata vendosi se thesaret ishin pjesë e trashëgimisë kulturore të Ukrainës pasi Krimea nuk konsiderohet si një shtet sovran nga BE.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba mirëpriti vendimin.
“Jam i bindur se ashtu sic sollëm në vend floririn sot, ashtu do të kthejmë dhe njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht”, tha ai duke iu referuar territoreve të Krimesë dhe rajonit Donbas në lindje.
Ndërsa një avokat nga Sevastopol në Krime tha se ishte i zhgënjyer.
“Thesaret janë nxjerrë nga toka e Krimesë… per to janë kujdesur, restauruar dhe shfaqur këtu”, tha Rob Meijer.
Edhe kreu i qeverisë rajonale të Krimesë, Sergei Aksyonov, tha se vendimi ishte “i padrejtë e i paligjshëm.”
Top Channel