Presidenti turk Recep Tajip Erdogan është pritur me nderime ushtarake sot nga homologu Ilham Aliev në vizitën e tretë në Azerbaixhan që prej konfliktit të fundit të vitit të shkuar me Armeninë.
Herën e fundit lideri turk ishte në Azerbaixhan në qershor, kur vizitoi qytezën Shusha, e cila mbahej nga Armenia prej 28 vitesh por kaloi në kontrollin e Azerbaixhanit pas konfliktit të fundit në Nargorno-Karabak.
Sot Erdogan e Aliev inauguruan aeroportin ndërkomëbtar të Fuzuli dhe nënshkruan të tjera traktate bashkëpunimi të mbrojtjes.
Erdogan është zotuar për mbështetje të patundur të Ankarasë ndaj Bakut për objektivat e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
Turqia ndihmoi fuqimisht Azerbaixhanin në konfliktin e nisur në fund të vitit të shkuar, kundër Armenisë në Nagorno-Karabak.
Gjatë luftës 44-ditore, Azerbaixhani mori disa qytete e fshatra që mbaheshin nga Armenia prej tre dekadash.
Konflikti u mbyll në nëntor me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.
Top Channel