Presidenti Erdogan pritet nga homologu azer në vizitën e tretë që prej konfliktit (fotot)

26/10/2021 19:47

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan është pritur me nderime ushtarake sot nga homologu Ilham Aliev në vizitën e tretë në Azerbaixhan që prej konfliktit të fundit të vitit të shkuar me Armeninë.

Herën e fundit lideri turk ishte në Azerbaixhan në qershor, kur vizitoi qytezën Shusha, e cila mbahej nga Armenia prej 28 vitesh por kaloi në kontrollin e Azerbaixhanit pas konfliktit të fundit në Nargorno-Karabak.

Sot Erdogan e Aliev inauguruan aeroportin ndërkomëbtar të Fuzuli dhe nënshkruan të tjera traktate bashkëpunimi të mbrojtjes.

Erdogan është zotuar për mbështetje të patundur të Ankarasë ndaj Bakut për objektivat e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Turqia ndihmoi fuqimisht Azerbaixhanin në konfliktin e nisur në fund të vitit të shkuar, kundër Armenisë në Nagorno-Karabak.

Gjatë luftës 44-ditore, Azerbaixhani mori disa qytete e fshatra që mbaheshin nga Armenia prej tre dekadash.

Konflikti u mbyll në nëntor me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.

 

FOTO GALERI
1/4
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan është pritur me nderime ushtarake sot nga homologu Ilham Aliev në vizitën e tretë në Azerbaixhan që prej konfliktit

Top Channel