Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë dhe anasjelltas, qytetarët duhet të paguajnë 200 lekë më shumë
Policia në pikën kufitare të Morikës kanë ndaluar dhe arrestuar një 56 vjeçar të shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh.
U vu nën pranga shtetasi N. H., 56 vjeç, banues në Prizren, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë, pasi gjykata e rrethit Gjyqësor atje ka lëshuar urdhër arrestin ndaj tij, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
56-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: N. H., 56 vjeç, banues në Prizren.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Schwennigen Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel