Momentet e tmerrit kur gorilla mësyn ndaj turistëve duke rrahur gjoksin me grushte (video-foto)

26/10/2021 16:40

Në pamje shihet një gorrillë gjigant që vjen frikshëm ndaj nje grupi turistësh duke rrahur gjoksin e tij, çka bën që vizitorët e rezervatit të largohen nga sytë këmbët.

Video tregon gorrilën gati 200 kilogramëshe duke vrapuar me të katra gjymtyrët dhe më pas të ngrihet në këmbë duke marshuar ndaj turistëve, edhe pse nuk dukej se kishte qëllime të këqija dhe nuk shkaktoi lendime.

Teksa krijesa e frikshme rreh gjoksin e saj, turistët e tmerruar largohen shpejt për të lënë kafshën në pyllin e tij.

Nuk ishte e qarë se ku është xhiruar video dhe cila nga katër tipet e gorrilave ishte kafsha në imazhe.

Me sa duket kafsha është një gorillë mali mashkull, i njohur gjithashtu si gorilla kurriz-argjentë prej një mase qimesh të bardha qe ka në pellushin e kurrizit.

Më shumë se gjysma e gorrillave të malit në botë, jetojnë në malet Virunga të vullkaneve të shuara të Republikës Demokratike të Kongos, dhe në Ruandan fqinje, sipas grupit të mbrojtjes së kafshëve WWF.

Por megjithë masën dhe pamjen e frikshme, këto kafshë njihen edhe si “gjigantë të butë” prej sjelljeve dhe emocioneve të ngjashme me njeriun, siç është trishtimi dhe e qeshura që shfaqin shpesh në rezervate.

Rrahja e gjoksit të gorrillave meshkuj, siç shihet në video ka qenë prej kohësh një pikë debati mes studiuesve.

Veprimi është një sinjal superioriteti për të termbur armiqtë apo rivalët e dashurisë.

“Është një shfaqje shumë impresionuese,” thotë kërkuesi Edward Wright për rrjetin National Geographic.

“Mund të jetë frikësuese, askush nuk dëshiron të jetë aty në ato momente. Me të gorillat u tregojnë si femrave ashtu dhe rivalëve që kanë masë dhe fuqi superoire ndaj të tjerëve”.

FOTO GALERI
3/3
Rrahja e gjoksit të gorrillave meshkuj, siç shihet në video ka qenë prej kohësh një pikë debati mes studiuesve.

Top Channel