Loja që Monika dhe Fifi zgjodhën të improvizonin në shtëpinë e “Big Brother VIP” acaroi konkurrentët e tjerë.

Dy vajzat ziheshin gjatë gjithë kohës, si pjesë e lojës. Banorët herë pas here ndërhynin për t’i ndarë vajzat, pa e kuptuar se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Por, pse zgjodhën pikërisht këtë lojë për t’u argëtuar vajzat?

Monika: Fifi kaloi një periudhë jo të mirë. U ndjeva e prekur. Doja që të qetësohej. Të nesërmen në mëngjes folëm, ishim vetëm, i treguam shumë gjëra njëra-tjetrës. Por, Fifi sërish ndjehej e mërzitur. Në darkë, krejt papritur erdhi kjo ide. E bëra qëllimisht se e pashë që Fifi nuk ishte mirë dhe thashë pse të mos bënim një lojë.

E pyetur nga opinionistja Balina se “tani që qetësoi Fifin, çfarë do të bëjë për të qetësuar të gjithë konkurrentët e tjerë që i acaroi kjo lojë”, aktorja përgjigjet:

Besoj se do ta gjej, se e kam kaq përvojë sa për të bërë një shaka. Kemi ardhur këtu për të luajtur. Dua të kërkoj falje, ndjej një lloj pendimi për Sabianin, Ilirin, Arditin që u çuan atë natë, nuk ishte e planifikuar”.

Megjithatë, Balina këmbëngul në idenë se kjo lojë nuk ishte shaka: “Nuk bëri asnjë për të qeshur. Nuk na bëri ne jashtë të qeshnim, as banorët e tjerë. Një lojë që lëndon dhe dëmton të tjerë, nuk është shaka”.

I zhgënjyer nga sjellja e vajzave, Donaldi thotë se nuk u ndje aspak mirë.

Ishte një ndjesi shumë e keqe, kam pasur shumë respekt për Monikën, por ishte e tepërt”.

Iliri: Nuk i ka hije një artisteje të rrotullohet në shtëpi me drurin në dorë. Kur morra vesh që ishte shaka, nuk ia morra për keq. Por, mund të kishte agravuar më shumë.

Sheila: Nuk e quaj lojë, se kanë qenë tri ditë me emocione shumë të forta. Kur Fifi s’ka qenë mirë, askush nga ne nuk ka bërë shaka. Kur ato ditë ne nuk ishim mirë, gjëja u zgjat më shumë, nuk ishte si shaka.

Paloma, e cila ishte në dijeni që në fillim thotë se mund të luajnë: Nuk isha dakord vetëm për shkopin, për të tjerat isha dakord, mund të luanin”.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel