Graniti u pyet në spektaklin e sotëm për marrëdhënien e tij me Fifin, për të cilën tha se janë vetëm shok.

Por Arbri dhe Balina mendojnë se ai nuk është i qartë dhe se ndoshta po e përdor atë, gjë që mund t’i kushtojë më shumë Fifit.

Graniti: Fillimisht gjithçka ishte mire, por që erdhi një moment që ndanë gjërat, u bënë grupe.

Me Fifin jemi sqaruar pas asaj që ka ndodh, le ta tregojë koha, por erdhi momenti që duhej të vendosnim, dhe për mos ta lënduar ja thashë që më mirë është të jemi shok, nga ajo që unë e kam pas përzemër por si shoqe, në fillim e priti keq, por pastaj u qetësua. E kam thënë këtu që për hir të asaj që ndodhi e kam thënë që s’do lidhem me asnjë.

Arbri: A mos të duhet Fifi dhe po e përdor, se tani një lloj qëndrimi duhet ta mbash?

Balina: Loja jote po i kushton Fifit

Graniti: Nuk kam ardhur këtu të mbaj krahun e askujt, thjesht jemi përshtat me të në fillim, pastaj u morëm vesh që të jemi shok.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel