Alaron feston 5-mujorin e lindjes në Shqipëri/ Mami Aurela nuk kursehet me fotot e ëmbla, tregon momentet nga salla e lindjes

26/10/2021 08:45

Vogëlushi Alaron bëni dje 5 muaj dhe mami Aurela vendosi ta urojë publikisht duke publikuar disa foto të tij gjatë këtyre muajve, ndonëse ia ka mbuluar fytyrën.

Një prej tyre është shkëputur nga salla e lindjes, e të tjerë nga momentet e ëmbla nënë e bir, një pjesë e mirë në udhëtime me makinë. “Alaron është 5 muajsh. Të dua engjëll”, shkruan Aurela.

Kjo festë i gjeti në Shqipëri dhe kjo duket qartë nga fotot e publikuara diku në veri të vendit, mes malit dhe natyrës. Një tortë dhe ca tullumbace mjaftuan për të festuar edhe këtë ditëlindje të të voglit.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel