Fifi ka kaluar një javë shumë të vështirë teksa ka kaluar edhe disa episode shuëm të vështira emocionale.

Pas kësaj sfide të fituar me shëndetin e saj, ‘’Big Brother’’ vendosi që ta surprizonte me një nga personat më të dashur për të, babain e saj.

Më herët Fifi ka treguar në Dhomën e Rrëfimit se prindërit janë pika e dobët e saj dhe se për t’i parë mirë është detyruar të kalojë sakrifica nga më të mëdhatë.

‘’Kisha ditë që nuk kisha bukë të haja, dhe kur ata më kanë thënë se i duheshin lekë unë i kam nxjerrë nga varri’’,-  tha Fifi.

E përlotur Fifi pati mundësinë ta takonte babain e saj, i cili përveç dashurisë i dedikoi edhe ca kritika.

Ti je çika e mirë e babit, pse po lëndon banorët. Ke bërë disa gabime dhe duhet të kesh kujdes. Unë krenohem me ty por ke dalë prej vetes’’,- i tha babai i saj.

 

Top Channel