Vila romane me muralin e vetëm në botë të Caravaggio-s del në shitje në Itali (fotot)

25/10/2021 17:41

Vila Aurora do të dalë në ankand në janar me çmimin e nisjes prej €500 milionë

Një kompleks vilash në Romë ku gjendet dhe e vetmja pikturë murale e pikturuar ndonjëherë nga mjeshtri italian Caravaggio, ka dalë në shitje për afro €500mln.

Piktura 2.75-metra e lartë e Jupiterit, Neptunit e Plutonit ishte porositur nga kardinali Francesco Maria Del Monte në shekullin e 16-të për të mbuluar tavanin e laboratorit të tij të alkemisë në impjantin ‘Casino di Villa Boncompagni Ludovisi’, e njohur ndryshe si Villa Aurora.

Vila Aurora rrethohet nga mure të larta në rrugën Via Veneto në qendër të Romës,  dhe është cka që mbetet nga rezidenca e kardinalit.

“Del Monte kishte blerë prona këtu, dhe i restrukturoi para se të pajtonte Caravaggio për të pikturuar muralin e laboratorit, e cila ishte një dhomë relativisht e vogël,” tha Alessandro Zuccari, profesor historie në Universitetin Sapienza në Rome, i cili po kujdeset për vlerësimin e muralit.

“Është një vepër e jashtëzakonshme dhe e vështirë për t’u vlerësuar me një çmim, pasi është murali i vetëm në botë i pikturuar nga Caravaggio, prandaj nuk kemi asgjë me të cilën ta krahasojmë”.

Zuccari thotë se murali është pikturuar nga Caravaggio kur ai ishte në të 20-at, dhe vlera e saj mund të arrijë në  €310 milionë. E gjithë prona del në ankand në janar me çmim hapjeje prej €471milionë.

Ndërtesat kanë gjithashtu afreske nga piktori i epokës baroke Guercino, i pajtuar nga familja Ludovisi, fisnikët me lidhje të afërta me klerin, që blenë më pas pronën nga Del Monte.

Shitja e Villa Aurora vjen pas një beteje të ashpër trashëgimie pas vdekjes së pronarit të saj Princi Nicolò Boncompagni Ludovisi, në vitin 2018.

Vilat janë të mbushura gjithashtu me të tjera antikitete, shumë statuja prej të cilave tashmë shfaqen në Muzeumin Kombëtar në Romë, pasi u blenë nga shteti italian.

Vendi është i mbrojtur nga ministria e kulturës, dhe në ankanad shteti ka të drejtë ta blejë atë me të njëjtin çmim të ofruesit më të lartë.

Kushdo që e blen pronën do të shpenzojë dhe  €11milionë në kosto restaurimi.

FOTO GALERI
1/7
Vila Aurora do të dalë në ankand në janar me çmimin e nisjes prej €500 milionë

Top Channel