Mbreti i xhunglës nuk mbron dot të vegjëlit/ Leopardi rrëmben këlyshin e luaneshës dhe e ha (fotot)

25/10/2021 15:24

Ky këlysh luani dëshironte vetëm një vend të sigurtë ku të qëndronte teksa nëna e tij dilte në gjueti për ushqim.

Por tragjikisht i vogli u kthye në vaktin e një tjetër kafshe, kur një leopard rrëmbeu këlyshin tre-javësh u ngjit në një pemë me të dhe e hëngri.

Nëna luan po zhvendoste këlyshët e saj në bimësi më të dendur për më shumë siguri, në mënyrë që të dilte të kërkonte ushqim në rezervatin natyror kombëtar Ruaha në Tanzani.

Por në vend që të sillte drekën te të vegjëlit e saj, një leopard dinak sulmoi një prej këlyshëve të pambrojtur që ishin lënë vetëm nga e ëma.

Këlyshi dukej i tmeruar teksa merrej nga leopardi.

Fotografi amator kanadez Scott Hyman, 54 vjeç pa skenën e rëndë të shpallosej para lenteve të kameras së tij në fillim të muajit.

Ai thotë se luanesha po zhvendoste këlyshët më në thellësi të zhunglës dhe më pas u detyrua t’i linte vetëm për të shkuar në gjueti.

“Ata nuk kanë duar prandaj duhet të përdorin gojën për të mbajtur butësisht të vegjëlit”, tha ai, duke shtuar se nuk kishte fotografuar pjesët më brutale të vdekjes së këlyshit.

Leopardi thuajse 80-kg rrëmbeu këlyshin e luanit dhe u ngjit me të në një pemë për të ngrënë i sigurt, teksa nëna luan dukej e shtangur kur mësoi fatin e të voglit të saj.

FOTO GALERI
5/6
Nëna luan dukej e shtangur kur mësoi fatin e të voglit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA