Teksa nuk ka ende një përgjigje për vdekjen e Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar mjekësisë ligjore të shpejtojë ekspertizën dhe të dalë në konkluzione sa më shpejt.

Paraprakisht, përgjigja përjashtuese e ekspertëve është se viktimat nuk kanë ndërruar jetë nga droga, por nëse u helmuan apo jo nga avujt e klorit të hedhur në pishinën për të cilin një punonjës dëshmoi se hodhi një gotë klor pluhur në 60 tonë ujë.

Por, ISHP nuk dha një përgjigje se sa ishte përqindja e tij në pishinë pasi mostrat nuk janë marrë në formën e kërkuar nga ligji.

Sakaq, dy institucione të tjera, AKU dhe ISUV deklaruan se nuk janë kompetente për të treguar nëse ishin apo jo mostrat e ushqimit të helmuara, pasi këtë gjë e bëjnë mjekët toksikologë.

Top Channel