Britaniku i marrë peng në Itali akuzohet nga pengmarrësit për ‘inskenim’ (fotot)

25/10/2021 21:37

Një djalë i arsimuar në shkollat private në Britani akuzohet së fundmi se ka inskenuar pengmarrjen e tij për të përfituar paratë e shpërblesës nga babai i tij.

Sam Demilecamps, nga Londra, ishte me pushime në Itali kur u njoftuar se është marrë peng dhe mbajtur për tetë ditë në një apartament në qytezën veriore të Monte San Giusto.

25-vjeçari u lirua rreth dy javë më parë por historia e tij shokuese tashmë po kundërshtohet nga “pengmarrësit e tij”.

Policia italiane e gjeti atë të paushqyer dhe të lidhur me zinxhirë pranë kaloriferit të murit më 13 tetor, pasi i kishte telefonuar babait të tij të pasur se kishte nevojë për 7000 euro ose ditën tjetër do të ishte i vdekur.

Të dyshuarit janë lënë në liri në arrest shtëpiak ndërsa viktima e tyre është kthyer në Britani gjatë vijimit të hetimeve.

Pemngmarrësit e tij të akuzuar tani pretendojnë se ishte një komplot i krijuar nga vetë britaniku për të përfituar para për të shkyer një borxh, nga babai i tij me të cilin nuk takohet shpesh.

Babai i tij Patrick Demilecamps, ish-bankier që jeton në Bruksel, kur u pyet për çështjen tha: “Nuk kam asgjë për të shtuar që nuk është tashmë informacion publik”.

Sipas burimeve të afërta me të atin, ata të dy kishin ndërprerë kontaktet shumë kohë më parë.

Burimi shtonte: “Cili është ai pengmarrës që të lejon të mbash një telefon celular, kur të gjithë e dinë se policia mund të të gjurmojë”.

Ish studenti është diplomuar nga shkolla private Lord Wandsworth College në Hampshire ku një vit kushton më shumë se 40 000 euro.

Demilecamps, i cili e përshkruan veten si shef kuzhinë, ishte në Iali prej qershorit, ndërsa qëndronte në një hostel në firence këtë muaj.

Pas marrjes së telefonatës ku i kërkonte babait 7000 euro, policia e zbuloi atë brenda 36 orëve, kur u krye aksioni i armatosur i gjetjes.

Ata e gjetën Demilecamps të lidhur e të zbathur në një dhomë të errët në një apartament të katit të fundit.

Të dyshuarit Rubens Beliga Gnaga, 18 vjeç, italian, Dona Conte, 22 vjeçe nga Guinea, Ahmed Rajraji, 21 vjeç nga Maroku dhe Aida Carpani, 20 vjeçe nga Mali i Zi, u arrestuan me akuza pengmarrjeje me qëllim shantazhi e zhvatjeje.

Gnaga, ka thënë në gjyqin në Itali: “Ishte një gënjeshtër. Ne i kishim dhënë atij hua €7,000. Pengmarrja kishte si qëllim të bindte familjen e tij të dërgonte paratë”.

Katërshja janë lënë në arrest shtëpie teksa hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/3
Ne 2016 ai ishte shpetuar pasi ne nje loje me miqte ishte hedhur ne uje nga nje shkemb 60 m i larte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA