
Prishja e raportit të Granitit dhe Fifit, pasi ky i fundit u shpreh se e sheh vetëm si shoqe ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale. Pas nuk kanë mbetur edhe familjarë dhe shoqëria e Granitit, të cilët në një farë mënyre e kanë “përshëndetur” si gjest nga ana e konkurrentit.
Shoku i Granitit, Riki, në një lidhje skype në Fan Club tha se raporti me Fifin e ka penalizuar Granititn, pasi në të kundërt do kishte pasur mundësi të hapej me debate dhe diskutime me konkurrentë të tjerë.
Riki: Pak më të mbyllur se sa ç;është zakonisht dhe e ka penalizuar kjo marrëdhënia me Fifin, pa e anashkaluar edhe të mirat. Marrëdhënia e tyre ka dalë pak prej kornizave të normales, por është dramatizuar pak nga nga e Fifit kohët e fundit.
Nëse do kishte dashur Graniti ta shfrytëzonte Fifin do e kishte çuar lojën deri në fund, por s’ka qenë ky qëllimi i tij. Xhelozirat që ajo i ka pasur gjatë gjithë kohës kanë ndikuar, kjo i ka bërë frenimin kryesor Granitit.
Top Channel