Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit.
Mjeti dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes që qëlloi me armë zjarri një person brenda automjetit tip “Audi”.
57-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ku ka ndërruar jetë sepse nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra. Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.
Në vendin ku u gjet i djegur automjeti tip Mercedes Benz, me të cilin mendohet të ketë lëvizur autori i ngjarjes sapo mbërritën ekspertë të kriminalistikës të cilët po mbledhin provat e mbetura. Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve për të identifikuar autorin.
Top Channel