Dosja e Belinda Ballukut/ Gentian Gjyli dhe Erald Elezi largohen nga ambientet e SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve

30/10/2026 12:55

Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Dy ish-zyrtarët janë parë të dalin së bashku nga ambientet e SPAK, ndërsa iu komunikua mbyllja e hetimeve, siç raporton Anila Hoxha.

Të dy kanë qenë pjesë e administratës shtetërore dhe kanë ushtruar detyrat e tyre nën varësinë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Top Channel