Bora ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe është takuar me shoqen e saj të ngushtë Semin. Mes emocionesh ajo ka treguar se nuk është mërzitur aspak që Donaldi dhe Semi kanë komentuar lidhjen e tyre.
Ajo tha se ajo është një histori aq e bukur sa ia vlen ta bësh edhe film.
Semi: Jam njeriu më i lumtur në botë.
Bora: E themi gjithmonë që jemi me fat që kemi njëra-tjetrën.
Semi: Po jepni një mesazh shumë të bukur për ata që ju shohin.
Bora: Ne kemi shumë më tepër arsye për të mos u ndarë nga njera-tjetra sesa gjëra të vogla që mund të mërzitemi herë pas here.
Arbana: Je mërzitur që Donaldi dhe Semi kanë folur për marrëdhënien tuaj?
Bora: Semi i harron kamerat dhe me kë është dhe flet pa filtra fare. Nuk jam mërzitur fare, se nuk është një histori e shëmtuar, por është për t’u bërë film.
Top Channel