Modelja ruse ankohet: Më kërcënojnë me vdekje se ngrita bluzën dhe ‘u ekspozova’ para katedrales (fotot)

22/10/2021 18:21

Një modele e rrjeteve erotike thotë se është “bombarduar” me kërcënime me vdekje pas publikimit të pamjeve kur ajo gre bluzën dhe ekspozon gjoksin para një katedraleje të njohur në Rusi.

Gruaja që njihet si Lola Bunny për fansat e abonuar në rrjetin e saj me pagesë, u dënua për gjestin e saj para katedrales Shën Basil në Moskë.

Në pamje modelja shihet që ecën drejt kameras para se të ngrejë veshjen e sipërme dhe të ekspozojë gjoksin.

Por që prej publikimit të pamjeve ajo thotë se ka marrë qindra mesazhe urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje.

Pas kërcënimeve biondja kërkoi ndjesë për ofendimin e besimtarëve duke shpjeguar se filmimi ishte bërë disa vjet më herët dhe nuk kishte si qëllim ta publikonte.

Ajo shkruante: “Më vjen shumë keq që kam prekur ndjenjat e besimtarëve”.

Por kur kërcënimet nuk ndalonin, Lola shkroi: “Vërej se të gjithë po më shkruajnë kërcënime me vdekje. Si mund të flasësh për besim fetar kur mund të nxirrni këto gjëra nga goja? Për çfarë morali e keni fjalën?”.

Rrjeti Life shkrunate se urrejtja kishte vazhduar derisa Lola u detyrua të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Ndërsa një agjenci e ministrisë së brendshme ruse tha sipas raportimeve se janë në dijeni të incidentit dhe së shpejti do të marrin një vendim nëse duhet vepruar.

FOTO GALERI
5/6
Urrejtja kishte vazhduar derisa Lola u detyrua të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA