“I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”/ Rama inspekton punimet: Më 26 nëntor, dita e kthimit në shtëpi

21/10/2021 14:51

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Bubq në një prej shkollave që u dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i nëntorit të vitit 2019. Shkolla është vënë në funksion 100% ndërsa për banesat thotë se janë në fazën e fundit.

Rama thotë se 26 nëntori i këtij viti do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin.

Teksa po shihte nga brenda punimet në shkollë, drejtori i shkollës i tha: “Kemi vite që e prisnim. Ju faleminderit qeverise dhe juve se jeni i vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq.”

Ndërsa Rama, i cili po shihte palestrën ku fëmijët luajnë basketboll, sugjeroi: “Nga eksperienca e palestrave thyhen xhamat, duhen vendosur disa rrjeta hekuri.”

Kryeministri hyri edhe në një klasë për të parë se si po shkonte procesi mësimor.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA