Harmonia në shtëpi duket se është lëkundur gjatë ditëve të fundit me debatet e shumta të ndodhura mes banorësh.

Paloma dhe Arditi janë konfliktuar lidhur me seksualitetin e këtij të fundit, ndërsa Iliri debatoi ashpër me Semin për një gjest banal që kjo e fundit i ka adresuar para disa ditësh.
E gjithë kjo, ka cënuar ndjeshëm unitetin mes banorësh teksa ata kanë nisur të grupohen, të shtojnë thashetheme dhe të nxisin aleanca apo armiqësi.
Të gjithë këtë tension, Paloma duket se e ka përjetuar tepër emocionalisht, gjë të cilën e reflektoi edhe me përlotje teksa po bisedonte me Ilirin dhe Fifin.
“Jam shumë e mërzitur, më vjen keq për të gjithë këtë situatë kështu. Nuk e kam bërë me qëllim dhe nuk doja që të përfundonim kështu”, -tha ajo mes lotësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA