Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut publikonin dje pamje të liderit Kim Jong Un që buzëqeshte i kënaqur teksa shihte ushtarët në një ekzibicion të ashpër dhune e force fizike.
Në pamjet e publikuara nga Peniani shihen ushtarë gjysmë të zhveshur koreano-veriorë , që goditen me drunj nga kolegët e tyre.
Këta të fundit gjithashtu thyejnë blloqe betone në barkun e ushtarëve te stervitur, të cilët gjithashtu shfaqin “forcën e kafkës” së tyre duke thyer tulla me të.
Në disa nga pamjet më dramatike shihet një ushtar i zhveshur nga mesi e lart që thyen zinxhirët me të cilët është lidhur, ose teksa ecën mes xhamave të thyer dhe goditjeve me çekicë në stomak.
Pamjet e jashtëzakonshme janë pjesë e ekzibicionit të “vetë-mbrojtjes” së trupave Veriore dhe vijnë pak pas testimeve të kontestuara raketore të vendit, mes të cilave dhe të një rakete hipersonike që produar së fundmi nga Peniani.
Në fjalimin e rastit lideri Kim tha se vendi po ndërton një ushtri “të pathyeshme” për t’u përballur me armiqësinë e SHBA.
“SHBA ka sinjalizuar vazhdimisht armiqësinë ndaj vendit tonë, megjithë fjalët e përmbajtura boshe,” tha Kim, sipas rrjeteve shtetërore. “SHBA vazhdon të punojë për rritjen e tensioneve në rajon me gjykimet dhe veprimet e saj të gabuara”.
Ekzibicioni vinte në përvjetorin e 76-të të Partisë së Punës së Koresë së Veriut, por është i pari i këtij lloji që prej ardhjes së Kim në krye të vendit të varfër në 2011.
Top Channel