Sabiani pak minuta më parë rrëfeu momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private.

Ai ka rrëfyer disa ditë më parë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Kështu ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

”Vëllai i Madh” vendosi që këtë mbrëmje ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij.

Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.

 

Top Channel