Sabiani  është një personazh publik i cili ka zgjedhur t ë mos shprehet lidhur me jetën e tij private.

Shumë persona njohin që ai ka një vajzë, Kejsin, e cila  është tashmë pjesë e industrisë së showbizit.

Në ‘’Big Brother Vip’’ ai ka zgjedhur të ndajë me publikun disa detaje që jo shumë kush i di për jetën e tij personale dhe familjare.

Ai ka treguar të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.

Kështu ai pranoi publikisht se është babai i dy fëmijëve me nëna të ndryshme.

‘’Ishte e vështirë. Mendoja se Kejsi do bëhej xheloze por jo.  Është e vështirë të menaxhosh dy fëmijë me nëna të ndryshme’’,- tha Sabiani i përlotur.

Top Channel