Pastërtia në shtëpi nga nxitur konflikt dhe debat që nga dita e parë e këtij edicioni dhe duket se e tillë do të jetë edhe për shumë gjatë.

Gjatë kësaj jave konfliktet lidhur me këtë temë kanë qenë të shpeshta.

Monika duket se ka marrë rolin e përgjegjëses së shtëpisë, pasi është treguar tepër e kujdesshme sa i përket pastërtisë dhe rregullit duke imponuar kështu edhe pjesën tjetër të banorëve .

Kjo gjë duket se ka irrituar disa herë banorët të cilët kanë shprehu hapur revoltën e tyre që kjo gjë të ndryshojë.

Paloma, Sheila dhe Fifi janë tre protagonistet të cilat kanë krijuar debate të shpeshta me Monikën gjatë ditëve të fundit.

Gjatë spektaklit të sotëm, Monika shprehu se kjo është një sjellje që ajo e ka edhe në jetën e përditshme , dhe se nuk beson se banorët ndihen të lodhur nga kjo gjë.

 

 

Top Channel