Spektakli i shumëpritur i kësaj të marte filloi me debate të forta mes Palomës dhe Arditit, përplasje e cila nisi që mbasditen e sotme.

 

Më tej diskutimi vijoi me po të njëjtën qendër, Arditin por këtë herë në lidhje me marrëdhënien e tij me Beniadën.

Ditët e fundit Arditi është komentuar shumë nga banorët pasi këto të fundit e kanë akuzuar për shfrytëzim të këtij raporti me qëllim marrjen e vëmendjes së publikut.

Arjola, ditë më parë, është shprehur e revoltuar përballë Arditit teksa ju drejtua këtij të fundit me këto fjalë: Po e shfrytëzon për strategji, ti nuk do të kesh kurrë një mundësi me Beniadën.

Debati vijoi edhe gjatë spektaklit kur banorët njëzëri përkrahën ‘’teorinë’’ se veprimet e Arditit nuk janë të rastësishme por përkundrazi, me një qëllim të pastër përkundrejt lojës.

 

Top Channel