Gjakrat janë nxehur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Që nga spektakli i së premtes, ku publiku pyeti Arditin për seksualitetin e tij, Paloma duket se ka vendosur ta vijojë diskutimin bazuar për këtë tematikë.
Arditi nga ana tjetër duket se është ngopur nga pyetjet e vazhdueshme të saj, derisa sot vendosi që të reagojë për ta mbyllur përfundimisht si çështje.

Paloma: Pse mendon se të pyeti publiku?
Arditi: Pse të shqetëson kaq shumë kjo gjë? Boll më me këtë temë
Paloma: Thjesht jam kurioze
Arditi: Skenarin shko bëje me dikë tjetër. Ti nuk bën dot lajm me seksualitetin tim. Nëse je kurioze mund të ta vërtetoj
Paloma: Turp të të vijë. Unë kam të drejtën të të pyes por ty turp të të vijë për këtë që sapo the

Top Channel