Qepa e rekordeve “Guinnes” në Shkodër, fermerët e Postribës kultivojnë farën autoktone shqiptare
23/11 19:58
Nxënësit e Kamzës e nisin vitin e ri shkollor me një godinë të re, që ofron më shumë shërbime për ta.
Sipas qeverisë, në këtë shkollë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë.
Nxënësit e shkollës shprehen të kënaqur që do të zhvillojnë mësim në kushte më të mira dhe me më shumë mundësi për shkak të laboratorëve apo ambienteve si palestra apo këndeve çlodhëse.
“Pas një faze ndërprerje nga pandemia, erdhëm dhe gjetëm një godinë totalisht tjetër”, thotë një nxënëse e vitit të tretë, në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama.
“Kthehemi në një shkollë me kushte shumë më të mirë se sa ishim në fillim”, shprehet një tjetër nxënëse, që ka përfituar nga bursat e ekselencës.
Top Channel